Ayşe Şensoy,Ayşe Büşra Erkeç
08 Dhjetor 2015•Përditësim: 08 Dhjetor 2015
KONYA (AA) - Ceremonitë ndërkombëtare në përkujtim të 742 përvjetorit të Mevlana's nisën me "ceremoninë e kandilit të zgjimit" dhe me "marshimin e dashurisë dhe të tolerancës" ku ka qenë i pranishëm edhe ministri i Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, Mahir Ünal raporton Anadolu Agency (AA).
Fillimisht kandili Meracel Bahreyn (bashkimi i dy detrave) u vendos në pikën në afërsi të kodrës Alaaddin ku u takua Mevlana me Shems-i Tebrizi dhe u ndez nga ministri i Kulturës dhe Turizmit Mahir Ünal, prefekti i qyteti Konya Muammer Erol, kryetari i bashkisë Tahir Akyürek, mbesa brezit të 22 të Mevlana‘s, Esin Çelebi Bayru dhe anëtarët të tjerë të protokollit.
Ministri i Kulturës dhe Turizmit Mahir Ünal në një deklaratë për gazetarët ka pohuar se këtu duhet të mbahet një qëndrim me respekt të përshtatshëm para Mevlana.
Ünal, duke vënë në dukje se dashuria, paqja dhe vëllazëria nevojitet më shumë se kurrë dhe u shpreh se "zëri i Mevlan‘as i cili vjen prej shekujsh më parë për natyrën tonë vjen i freskët si në ditët e para duke na ftuar në mëshirë, paqe, vëllazëri dhe dashuri".
"Ritualet e qytetërimit tonë përbëhen pikërisht nga kjo vëllazëri, dashuri, paqe dhe mëshirë. Sot ndodhemi në përkujtim të atyre që për ne janë zëri dhe fryma e të gjitha bukurive të dashurisë në zemrën e njeriut me shpresën për zgjimin e këtij kandili të paqes dhe vëllazërisë, po zgjojmë këtë kandil" ka pohuar ndër të tjera ministri Ünal.
Ünal më tej ka theksuar se aktivitetet Sheb-i Arus janë shumë me vlerë pasi mbahen gjallë përmes ritualeve tradicionale dhe ka shtuar se "nga këtu me gjuhën, shpirtin, zemrën e Mevlana dëshirojmë ti japim mesazhe njerëzore të gjithë botës".
Më pas anëtarët e protokollit nën shoqërimin e bandës frymore të Muzeut ushtarak të shtabit të përgjithshëm mbajtën marshimi deri para prefekturës së qytetit të Konyas. Ndërsa "marshimi i dashurisë dhe tolerancës" që ka nisur para prefekturë së Konyas ka përfunduar para muzeut Mevlana.
Ndërsa më pas janë kryer ritualet sema ku dhe më pas nën shoqërimin e melodisë sufi nga dervishi Ahmet Sami Küçük është kënduar duaja Gülbang e cila është edhe një traditë e sekktit Mevlevi.
Ceremonitë ndërkombëtare në përkujtim të 742 përvjetorit të Mevlana's do të mbahen në qytetin Konya me bashkëpunimin e një numër të madh institucionesh dhe të organizatave, ku në kuadër të këtyre ceremonive në 78 vende të ndryshme në qendra dhe rajone të ndryshme të qytetit do të mbahen 168 aktivitete.
Ndërsa koncerti i muzikës turke sufi do të jepet nën drejtimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Arteve, Ahmet Özhan dhe nga grupi i muzikës turke historike e Stambollit të Drejtorisë së përgjithshme të arteve të ministrisë së Turizmit.
Nga datat 7-17 dhjetor do të mbahen 15 rituale sema të cilat 11 prej tyre do të zhvillohen gjatë natës dhe 4 gjatë ditës. Gjithashtu në ritualet sema dhe aktivitetet e tjera pritet që të marrin pjesë mbi 70 mijë vizitorë.