Uğur Aslanhan
07 tetor 2016•Përditësim: 08 tetor 2016
STAMBOLL (AA)- Filloi të shfaqet pista e parë në aeroportin e ri të Stambollit, i cili kur të përfundojë do të jetë më i madhi në botë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra, mësohet se punimet në aeroport vazhdojnë me një shpejtësi të madhe për hapjen e etapës së parë më 26 Shkurt 2018. Në kuadër të punimeve synohet që ndërtesa për terminalin kryesor të përfundojnë në fund të vitit, kurse punimet për etapat e tjera vazhdojnë.
Ndërtimi i aeroportit të ri realizohet në një hapësirë prej 76,5 milionë metër katrorë dhe ka filluar të shfaqet pista e parë në kuadër të etapës së parë. Në kuadër të etapës se parë ku parashihet ndërtimi i dy pistave në drejtim veri-jug me gjatësi prej 3.750 metra dhe gjerësi prej 60 metrash, filluan punimet për asfaltimin për njërën nga ato. Pritet që punimet për pistën e parë të përfundojnë së shpejti.
Deri më tani për ndërtimin aeroportit i cili do të ofrojë shërbime për 250 kompani ajrore me mbi 350 destinacione dhe i cili do të ketë kapacitet për 90 milionë udhëtarë janë harxhuar rreth 2.4 miliardë euro duke përfshirë edhe TVSH-në.
Në fazën e parë të hapjes së këtij aeroporti brenda ditës rreth 2000 aeroplanë do të kenë mundësi të aterojnë dhe fluturojnë. Po ashtu ky aeroport do të ketë parkingun më të madh në botë me kapacitet prej 18 000 automjeteve.