Selma Kasap
21 Korrik 2021•Përditësim: 21 Korrik 2021
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi bisedë telefonike me homologun iranian Hassan Rouhani, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një njoftimi nga Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës së Turqisë, Erdoğan dhe Rouhani i kanë shprehur urime njëri-tjetrit me rastin e Kurban Bajramit.
Gjatë bisedës janë diskutuar marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale.
Presidenti Erdoğan ka shprehur besimin e tij se do të vazhdojnë bashkëpunimin e tyre të nivelit të lartë dhe dialogun e ngushtë me administratën e re që do të marrë përsipër detyrën në Iran, ashtu siç është vepruar deri më sot me presidentin Rouhani.