Turqia

Erdoğan takon nënpresidentin amerikan Pence

Sot në Ankara u zhvillua takim kokë më kokë dhe midis delegacioneve të kryesuara nga presidenti turk Erdoğan dhe nënpresidenti amerikan Pence

Ferdi Türkten  | 17.10.2019 - Përdıtësım : 17.10.2019
Erdoğan takon nënpresidentin amerikan Pence

Ankara

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka takuar në Ankara nënpresidentin amerikan, Mike Pence, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan priti nënpresidentin e SHBA-ve në Kompleksin Presidencial në Ankara.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se Pence dhe delegacioni i tij janë dërguar në Ankara për të biseduar në lidhje me operacionin antiterrorist të Turqisë "Burimi i Paqes" në veri të Sirisë.

Pas takimit që zgjati një orë e 40 minuta, i cili u zhvillua prapa dyerve të mbyllura, pasoi një takim midis delegacioneve të kryesuara nga Erdoğan dhe Pence, i cili zgjati dy orë e 40 minuta.

Në delegacionin turk të pranishëm ishin nënpresidenti Fuat Oktay, ministri i Jashtëm, Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Thesarit dhe i Financave, Berat Albayrak, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar, dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Yaşar Güler.

Ndërkaq, delegacioni amerikan që sot arriti në Turqi përbëhej nga sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, këshilltari i Sigurisë Kombëtare Robert Charles O'Brien, përfaqësuesi special i SHBA-së për Sirinë, James Jeffrey, si dhe ambasadori amerikan në Ankara, David Satterfield.

Më 9 tetor, Turqia nisi operacionin "Burimi i Paqes" në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eleminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.

Ankaraja vazhdimisht ka potencuar se operacioni nuk ka në shënjestër kurdët, por synon ta pastrojë rajonin nga organizata terroriste PKK dhe dega e saj siriane YPG.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın