Sefa Mutlu
12 dhjetor 2017•Përditësim: 13 dhjetor 2017
STAMBOLL (AA) - Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur në një takim presidentin palestinez Mahmud Abbas, raporton Anadolu Agency (AA).
Takimi është zhvilluar i mbyllur për mediumet në Pallatin Beylerbeyi në Stamboll dhe ka zgjatur afërsisht një orë.
Abbas arriti sot në Stamboll për të marrë pjesë në samitin e jashtëzakonshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) që do të mbahet nesër.
Kujtojmë se liderët e OBI-së do të mblidhen nesër në një samit të jashtëzakonshëm në Stamboll për të diskutuar për qëndrimin e përbashkët të botës islame kundër vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për njohjen e Kudsit si kryeqytet i Izraelit.