Kadir Karakuş
24 Nëntor 2015•Përditësim: 24 Nëntor 2015
ANKARA (AA) - Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ka pritur sot në një takim kryeminsitrin Ahmet Davutoğlu, raporton Anadolu Agency (AA).
Në takimin e zhvilluar me dyer të mbyllura për mediat në rezidencën presidenciale Presidenti Erdoğan ka pranuar listën e emrave të kabinetit të 64-ërt të paraqitur nga Kryetari i AK Partisë dhe njëkohësisht Kryeministër i vendit Ahmet Davutoğlu.
Ndërkohë Kryeministri Davutoğlu në orën 13:40 pritet të dalë në një konferencë për shtyp në rezidencën qeveritare Çankaya ku pritet të shpalosë emrat e kabinetit të ri.