Turqia

Erdoğan nderon viktimat e sulmit në "Sulltanahmet"

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan xhumanë e parë pas sulmit terrorist në Sultanahmet të Stambollit, e fali në Xhaminë Sultanahmet

Andaç Hongur, Arif Yakıcı  | 15.01.2016 - Përdıtësım : 16.01.2016
Erdoğan nderon viktimat e sulmit në "Sulltanahmet"

Stamboll

STAMBOLL (AA) - Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan xhumanë e parë pas sulmit terrorist në "Sulltanahmet" të Stambollit, e fali në Xhaminë Sulltanahmet (Xhamia Blu), raporton Anadolu Agency (AA).

Pas namazit presidenti Erdoğan dhe delegacioni që e shoqëronte vendosën karajfilë në vendin ku ndodhi shpërthimi.

Presidentin turk gjithashtu e shoqëruan edhe ministri i Punëve të Brendshme Efkan Ala, ministri i Kulturës dhe Turizmit Mahir Unal, prefekti i Qytetit të Stambollit Vasip Shahin, drejtori i policisë Mustafa Çalishkan dhe kryetari i komunës së Stambollit Kadir Topbash.

Imami i namazit të xhumasë ishte kryetari i Çështjeve Fetare të Turqisë, Mehmet Gormez, i cili gjithashtu mbajti hytben e xhumasë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın