İlhan Toprak
23 Dhjetor 2016•Përditësim: 23 Dhjetor 2016
ANKARA (AA) – Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan mori pjesë në votimin për “Fotografinë e Vitit” nga Anadolu Agency (AA).
Presidenti Erdoğan votoi për tre fotografi në kategoritë “lajm”, “jetë” dhe “sport”.

Në kategorinë “lajm”, presidenti Erdoğan votoi për fotografinë e Kayhan Özer të shkrepur gjatë “Tubimit të Demokracisë dhe Dëshmorëve” të organizuar në sheshin e tubimeve në Yenikapı nën patronazhin e presidentit dhe mbështetjen e Prefekturës së Stambollit dhe Bashkisë së Stambollit.

Ndërkaq, preferenca e presidentit Erdoğan për kategorinë “jetë” ishte për fotografinë “Gjen përgjigje thirrja e Gözyaşı-t për babanë e saj”, fotografi kjo që reflekton lumturinë e vajzës pesëvjeçare Gözyaşı kur dëgjoi se babai i saj 27-vjeçar Mamun Halit Nasir, i cili kishte humbur dy këmbët, gishtat e dorës së djathtë, sytë dhe të dëgjuarit si pasojë e një bombe fuçi të hedhur nga avionët e njësiteve të regjimit në Idlib të Sirisë, do të shërohej.

Në kategorinë “sport”, presidenti Erdoğan zgjodhi fotografinë “Şenol Güneş” nga Bülent Doruk që pasqyron gëzimin e drejtorit teknik të Beshiktashit Şenol Güneş gjatë shpalljes kampion të klubit dy javë para përfundimit të sezonit, duke mposhtur ekipin Osmanlıspor në Vodafone Arena në javën e 33-të të Super Ligës së Turqisë.