Sefa Mutlu,Lale Bildirici
30 Maj 2018•Përditësim: 30 Maj 2018
STAMBOLL (AA) - Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan sot bëri hapjen solemne të tyrbes së restauruar të Sulltan Fatih Mehmed-it në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).
Tyrbeja ndodhet në kompleksin e Xhamisë Fatih ndërsa në hapjen solemne i pranishëm ishte edhe ministri i Kulturës dhe Turizmit, Numan Kurtulmuş, guvernatori i Stambollit Vasip Şahin, muftiu i Stambollit Hasan Kamil Yilmaz dhe një numër zyrtarësh dhe mysafirë të tjerë.
Presidenti Erdoğan në fjalimin e tij, ndër të tjera falënderoi të gjithë ata që kanë kontribuar në realizmin e projektit të restaurimit të tyrbes.