Turqia

Erdoğan fali namazin e Bajramit në Xhaminë e Madhe Çamlıca

Presidenti i Turqisë fali namazin e Bajramit në xhaminë më të madhe në Turqi, në të cilën morën pjesë një numër i madh zyrtarësh të lartë

Kaan Bozdoğan  | 04.06.2019 - Përdıtësım : 04.06.2019
Erdoğan fali namazin e Bajramit në Xhaminë e Madhe Çamlıca ( Murat Kula - Anadolu Agency )

Stamboll

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, fali namazin e Bajramit në Xhaminë e Madhe Çamlıca në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).

Namazit të Bajramit në xhaminë më të madhe në Turqi i priu kryetari i Drejtorisë së Çështjeve Fetare (Dijanet), Ali Erbaş.

Pas namazit dhe hutbes së Bajramit, presidenti turk u përshëndet me qytetarët.

Të pranishëm në faljen e namazit ishin edhe zyrtarë të shumtë shtetërorë, përfshirë nënpresidentin Fuat Oktay, ministrin e Industrisë dhe Teknologjisë Mustafa Varank, ministrin e Energjisë dhe Burimeve Natyrore Fatih Dönmez, ministrin e Drejtësisë Abdulhamit Gül, ministrin e Shëndetësisë Fahrettin Koca dhe guvernatorin e Stambollit Ali Yerlikaya.

Ndryshe, Xhamia e Madhe Çamlıca, e cila ka kapacitet për 63 mijë besimtarë, u hap zyrtarisht në fillim të muajit maj.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın