Ankara
23 Maj 2017•Përditësim: 24 Maj 2017
STAMBOLL (AA) - Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, sot në Stamboll e ka dënuar sulmin terrorist në Manchester të Britanisë së Madhe, duke thënë se Turqia ndan dhimbjen me popullin britanik dhe se janë në anën e Britanisë në luftën kundër terrorizmit, raporton Anadolu Agency (AA).
"Dua të shprehem se e dënoj fuqishëm sulmin terrorist që ndodhi në qytetin e Manchesterit në Britani. Ndajmë dhimbjen me popullin dhe shtetin e Britanisë, ku sipas vlerësimeve të para jetën e kanë humbur 22 persona kurse 59 të tjerë janë plagosur. Jemi në anën e Britanisë, njëlloj sikurse me të gjitha shtetet që janë në luftë kundër terrorizmit", është shprehur Erdoğan.