Zafer Fatih Beyaz
16 janar 2020•Përditësim: 16 janar 2020
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit të bërë nga Zyra e Komunikimeve e Presidencës së Turqisë, thuhet se në bisedë janë trajtuar marrëdhëniet bilaterale si dhe gjendja aktuale në Libi dhe zhvillimet rajonale.