Turqia

Erdoğan dhe senatori amerikan bashkë në koncertin e pianistit Fazıl Say

Performanca e Sonatës së Trojës dhe kompozimeve të tjera nga pianisti Say u duartrokit nga publiku, ku ishte edhe presidenti turk Erdoğan, i cili foli fjalë miradie për koncertin

Ahmet Salih Alacacı  | 20.01.2019 - Përdıtësım : 20.01.2019
Erdoğan dhe senatori amerikan bashkë në koncertin e pianistit Fazıl Say

Ankara

ANKARA (AA) – Koncerti i fundjavës i pianistit të shquar turk Fazıl Say që u mbajt në Ankara, tërhoqi vëmendjën e shumë figurave të shquara, në mesin e të cilëve gjendej edhe presidenti turk Reccep Tayyip Erdoğan dhe senatori amerikan Lindsey Graham, raporton Anadolu Agency (AA).

Performanca e Sonatës së Trojës dhe kompozimeve të tjera nga pianisti Say u duartrokit nga publiku, ku ishte edhe presidenti turk Erdoğan, i cili foli fjalë miradie për koncertin.

Ai tha se shpreson të shohë pianistin duke bërë më shumë koncerte në Ankara dhe Stamboll.

Pas takimit që kishte të shtunën me Erdoğanin, senatori amerikan Lindsey Graham e përshkroi koncertin e Say duke thënë se është "një nga përvojat më të mëdha të jetës së tij”.

Graham ishte i ftuar special i presidentit për evenimentin në fjalë.

Pjesë e koncertit gala ishin edhe zonja e parë, Emine Erdoğan, nënpresidenti Fuat Oktay, ministri i Jashtëm, Mevlüt Çavusoglu, ministri i Mbrojtjes, Hulusi Akar, dhe zëdhënësi presidencial İbrahim Kalın.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.