Sefa Mutlu
07 Janar 2017•Përditësim: 07 Janar 2017
STAMBOLL (AA) - Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erodğan ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç mëson gazetari i AA nga burime të afërta me Zyrën e Presidentit të Turqisë, Erdoğan dhe Guterres kanë diskutuar për çështjen e Qipros dhe situatën në Siri.
Erdoğan theksoi se Turqia dëshiron, që në lidhje me negociatat për çështjen e Qipros të arrihet një zgjidhje e drejtë, afatgjate dhe e përgjithshme që do ti kënaqte të dy popujt.
Gutteres tha se OKB mirëpret të gjitha përpjekjet e deritanishme të Turqisë, si në aspektin e ndihmës së refugjatëve, ashtu edhe gjetjen e zgjidhjes për çështjen e Sirisë.