Turqia

Erdoğan dhe Aliyev zhvillojnë bisedë telefonike

Duke theksuar se Turqia dhe Azerbajxhani vazhdojnë me sukses stërvitjen e përbashkët ushtarake në shkallë të gjerë, Erdoğan dhe Aliyev vlerësuan stërvitjen si një tjetër manifestim i miqësisë dhe marrëdhënieve vëllazërore mes dy vendeve

Ruslan Rehimov  | 31.07.2020 - Përdıtësım : 01.08.2020
Erdoğan dhe Aliyev zhvillojnë bisedë telefonike

Baku

Presidenti i Turqisë Recep, Tayyip Erdoğan dhe presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev zhvilluan një bisedë telefonike, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga presidenca e Azerbajxhanit, Aliyev ka telefonuar Erdoğan dhe i ka uruar Kurban Bajramin. Liderët në bisedë kanë shprehur kënaqësinë për zhvillimin çdo ditë e më shumë të marrëdhënieve mes Turqisë dhe Azerbajxhanit, si dhe kanë vënë në dukje besimin se marrëdhëniet do të vazhdojnë duke u forcuar.

Duke theksuar se Turqia dhe Azerbajxhani vazhdojnë me sukses stërvitjen e përbashkët ushtarake në shkallë të gjerë, Erdoğan dhe Aliyev vlerësuan stërvitjen si një tjetër manifestim i miqësisë dhe marrëdhënieve vëllazërore mes dy vendeve.

Presidenti Aliyev ka theksuar se e kanë mirëpritur me vlerësim mbështetjen e vendosur që Erdoğan ka dhënë për Azerbajxhanin lidhur me ngjarjet që janë përjetuar si pasojë e provokimit ushtarak të Armenisë në ditët e fundit.

Erdoğan dhe Aliyev gjithashtu kanë negociuar edhe çështjet e tjera në lidhje me marrëdhëniet e dy vendeve.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.