Ekip
17 Janar 2019•Përditësim: 17 Janar 2019
ANKARA (AA) - Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Turqi, është pritur në një takim në Ankara nga kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Binali Yıldırım, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri Dimitrov, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Turqi, më herët takoi homologun e tij turk, Mevlüt Çavuşoğlu, pas çka dy ministrat mbajtën një konferencë të përbashkët për mediat, ndërsa kryediplomati turk theksoi se stabiliteti i Maqedonisë është i rëndësishëm për tërë Ballkanin.
Çavuşoğlu dhe homologu i tij Dimitrov nënshkruan "Memorandum Mirëkuptimi për Bashkëpunim në Fushën e Teknologjive Informatike dhe Arkivit Diplomatik".