Kanyshai Butun
27 Janar 2026•Përditësim: 27 Janar 2026
Zyrtarë të Turqisë dhe të Bashkimit Evropian (BE) të martën zhvilluan një dialog politik Turqi-BE në kryeqytetin Ankara, sipas një njoftimi të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, transmeton Anadolu.
Takimi në nivelin e drejtorëve politikë u bashkëkryesua nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Turqisë dhe drejtori për Çështjet e BE-së, ambasador Mehmet Kemal Bozay, si dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm për Çështje Politike në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS), Olof Skoog.
Nuk u ndanë detaje të tjera.