Furkan Naci Top
17 Mars 2018•Përditësim: 18 Mars 2018
ATHINË (AA) – Të paktën 15 persona e kanë humbur jetën si pasojë e fundosjes së një gomoneje të trafikimit të emigrantëve në Detin Egje, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga njësitë e Sigurisë Bregdetare greke, 15 persona nga të cilët 5 fëmijë e kanë humbur jetën si pasojë e fundosjes së një gomoneje pranë ishullit Agathonisi në të cilën ndodheshin 20 persona.
Me operacionet e kërkim - shpëtimit, të realizuara nga anijet dhe helikopterët e Agjencisë kufitare evropiane Frontex dhe Sigurisë Bregdetare Greke është arritur deri tek trupat e pajetë të personave.
Ndërkohë vazhdojnë përpjekjet për gjetjen e gomones së fundosur, në mënyrë që të arrihet edhe tek personat e zhdukur.