Turqia

Delegacioni amerikan mbërrin në Turqi

Kanë filluar punimet për formimin e Qendrës së Operacioneve të Përbashkëta për 'zonën e sigurtë', që planifikohet të ndërtohet në koordinim me SHBA-të në veri të Sirisë

Zafer Fatih Beyaz   | 12.08.2019
Delegacioni amerikan mbërrin në Turqi

Ankara

Ministria e Mbrojtjes së Turqisë ka njoftuar se delegacioni amerikan, i përbërë nga gjashtë persona, ka mbërritur në qytetin Şanlıurfa të Turqisë në kuadër të punimeve për Qendrën e Operacioneve të Përbashkëta lidhur me 'zonën e sigurtë' që do të formohet në Siri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes bëhet e ditur se kanë filluar punimet për formimin e Qendrës së Operacioneve të Përbashkëta për 'zonën e sigurtë', që planifikohet të ndërtohet në koordinim me SHBA-të në veri të Sirisë.

"Në këtë kuadër, delegacioni amerikan me qëllim përgatitjet paraprake ka mbërritur në qytetin Şanlıurfa. Planifikohet që Qendra Operacionale të kalojë në veprim në ditët në vijim", thuhet në deklaratën e ministrisë turke.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın