Ayşe Yıldız
11 dhjetor 2021•Përditësim: 11 dhjetor 2021
Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, tha se vendi i tij vazhdoi të përmbushë pritjet e turqëve Ahiska, të cilët u zhvendosën në Turqi për shkak të konfliktit në Ukrainë, raporton Anadolu Agency (AA).
"Rreth 100.000 turqve Ahiska që jetojnë në Turqi u është dhënë shtetësia dhe lejet e qëndrimit afatgjatë", tha Çavuşoğlu në një takim të Unionit Botëror të Turqve Ahiska të mbajtur në qytetin Antalya.
Kryediplomati turk, i cili morë pjesë në mënyrë virtuale në takim, tha se rreth 3.000 turqë Ahiska janë vendosur në qarkun Ahlat të provincës lindore Bitlis dhe në qarkun Üzümlü të provincës Erzincan.
Duke theksuar se janë duke bashkëpunuar me të gjitha institucionet shtetërore për të plotësuar nevojat e turqve Ahiska, duke përfshirë edhe papunësinë, ai tha se Turqia asnjëherë nuk do t'i braktisë.
"Për fat të mirë, vëllezërit dhe motrat tona kanë ruajtur identitetin e tyre përkundër vështirësive dhe migrimit. Ata ruajtën gjuhën dhe fenë e tyre, nuk e harruan kurrë turqërinë e tyre", tha ai.
Ai gjithashtu përgëzoi Ziyaddin Kassanovin, i cili u rizgjodh në krye të unionit.
Më 14 nëntor të vitit 1944, rreth 100.000 turq Ahiska u dëbuan nga tokat e tyre stërgjygjore nga rajonin Meskheti i Gjeorgjisë në pjesë të largëta të Bashkimit Sovjetik.
Gjatë dëbimit i cili zgjati rreth 40 ditë, kryesisht në Uzbekistan, Kazakistan, Kirgizistan, rreth 13.000 turq Ahiska humbën jetën për shkak të urisë, motit të ftohtë dhe sëmundjeve.
Deri në 500.000 turq Ahiska u shpërndanë në 9 shtete, duke përfshirë Turqinë, Gjeorgjinë, Azerbajxhanin, SHBA-në dhe republikat e Azisë Qendrore.