Behlül Çetinkaya
29 qershor 2020•Përditësim: 29 qershor 2020
Ministri i jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu do të marrë pjesë në Konferencën e 4-t të Brukselit me temë "Mbështetja e së ardhmes së Sirisë dhe rajonit" që do të zhvillohet nën bashkëkryesimin e Bashkimit Evropian (BE) dhe Kombeve të Bashkuara (OKB), transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga ministria turke thuhet se seanca e ministrave të Jashtëm të Konferencës së 4-t të Brukselit ku do të marrë pjesë edhe Çavuşoğlu do të zhvillohet nesër nëpërmjet video-konferencës.
Konferenca është platformë për premtime themelore financiare ndaj vendeve që strehojnë sirianë, përfshirë edhe Turqinë, thuhet në deklaratë. "Në konferencë vendet donatore dhe palët tjera të interesuara do të njoftojnë kontributet e tyre financiare për të ardhmen. Parashikohet që në konferencë nën lehtësimin e OKB-së të jepet mbështetje ndaj përpjekjeve të ndërmarra me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje politike për konfliktin sirian si dhe të diskutohet situata humanitare në Siri", thuhet më tej.
Gjithashtu në deklaratë tërhiqet vëmendja se komuniteti ndërkombëtar pritet të rrisë mbështetjen për sirianët dhe vendet pritëse gjatë procesit të koronavirusit të ri (COVID-19).
"Vendi ynë pret që komunitetit ndërkombëtar të vazhdojë duke rritur mbështetjen e tij në kuadër të ndarjes së drejtë të barrës dhe përgjegjësisë në konferencën e cila mbahet në një periudhë të pandemisë COVID-19 dhe në një periudhë ku kushtet e jetesës së sirianëve të zhvendosur dhe barra e vendeve pritëse janë më të rënda", thuhet në deklaratë.