Muhammet İkbal Arslan
08 Maj 2019•Përditësim: 08 Maj 2019
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun rus, Sergey Lavrov, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacionit nga burimet diplomatike, Çavuşoğlu dhe Lavrov kanë trajtuar çështjen e Sirisë.
Çavuşoğlu ndër të tjera ka shprehur ngushëllimet e tij për aksidentin në një avion në Rusi.
Në një avion të dielën e kaluar në Moskë kishte shpërthyer zjarr gjatë zbritjes emergjente, ku si pasojë e ngjarjes kishin humbur jetën 41 persona.