Mustafa Yıldırım
11 Prill 2017•Përditësim: 12 Prill 2017
IZMIR (AA) - Të paktën 19 persona të dyshuar si anëtarë të organizatës terroriste DEASH, janë arrestuar në Izmir, të akuzuar për sabotim të votimeve për referendumin rreth ndryshimeve kushtetuese i cili do të mbahet më 16 prill, raporton Anadolu Agency (AA).
Operacioni ka nisur pas një informacioni se një grup militantësh të DEASH-it ishin përgatitur për një sulm ditën e referendumit, me qëllim pengimin e daljes së qytetarëve në votime më 16 prill.
Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, policia turke ka bërë të mundur ndalimin e 10 personave, 9 nga të cilët shtetas turq dhe 9 shtetas sirianë.
Të arrestuarit thuhet se ishin në kontakt të vazhdueshëm me militantët e DEASH-it në Siri.
Në kërkimet e kryera gjatë operacionit, janë sekuestruar një sasi e madhe materialesh propagande të organizatës terroriste DEASH, materiale dixhitale, si dhe jelekë antiplumb të cilët përdoren për sulme terroriste.
Policia ka deklaruar se hetimet në lidhje me këtë ngjarje vazhdojnë, ndërsa të ndaluarit janë dërguar në paraburgim.