Zeynep Özbay
25 Mars 2019•Përditësim: 26 Mars 2019
ANKARA (AA) - Anadolu Agency (AA) ka lançuar në Apple Store versionin tërësisht të ri të aplikacionit të saj për IOS, i cili mundëson ndjekjen e lajmeve nga telefonat e mençur dhe tabletat.
Leximi i lajmeve, shfletimi në lajme dhe kategori tashmë është lehtësuar në masë të madhe. Duke e zhvendosur vertikalisht dhe horizontalisht ekranin kryesor mund të arrihet qasje e lehtë në të gjitha përmbajtjet. Lajmet e ruajtura për t'u lexuar më vonë, transmetimet e drejtpërdrejta, njoftimet dhe menuja kryesore tani janë në majat e gishtave të lexuesve.
Aplikacioni, i cili u mundëson lexuesve të ndjekin aktualitetet nga Turqia dhe bota në 13 gjuhë të ndryshme, vazhdon të jetë kryesues me teknologji të përditësuara.