Fatih Yorgancı
18 Shkurt 2021•Përditësim: 19 Shkurt 2021
Fotoreporterët e Anadolu Agency (AA) morën çmimin e finalistit në kategorinë e "Serisë së Fotografive të Ekipeve Lokale" në Pictures of the Year International (POY), një nga konkurset më të rëndësishme në botë për fotografinë e shtypit.
Fotoreporterët e Anadolu Agency (AA) morën çmimin e finalistit në kategorinë e "Serisë së Fotografive të Ekipeve Lokale" në Pictures of the Year International (POY), një nga konkurset më të rëndësishme në botë për fotografinë e shtypit. Fotoreporterët e AA-së, Şebnem Coşkun, Elif Öztürk, Arif Hüdaverdi Yaman, Gökhan Balcı dhe Onur Çoban, janë shpërblyer për serinë prej 20 fotografish të titulluar "Dera e hapur për në Evropë", që shfaqin refugjatët që duan të shkojnë në Evropë të mledhur në Edirne dhe pritjen e tyre në zonën kufitare me Greqinë. ( Onur Çoban - Anadolu Agency )
Fotoreporterët e AA-së, Şebnem Coşkun, Elif Öztürk, Arif Hüdaverdi Yaman, Gökhan Balcı dhe Onur Çoban, janë shpërblyer për serinë prej 20 fotografish të titulluar "Dera e hapur për në Evropë", që shfaqin refugjatët që duan të shkojnë në Evropë të mledhur në Edirne dhe pritjen e tyre në zonën kufitare me Greqinë.
Në këtë garë, e cila organizohet që nga viti 1944 nga Fakulteti i Gazetarisë i Universitetit të Misurit në SHBA, çmimet jepen në kategori të ndryshme pas vlerësimit të bërë nga juria eksperte në fushën e fotografisë së shtypit çdo vit.
AA ka fituar 4 çmime POY më parë
Në jurinë e këtij viti të konkursit morën pjesë Cheriss May, J.B. Forbes, Shoun Hill, Marie D. De Jesús, Alex Wong, Preston Gannaway, Adrees Latif, Alysia Burton Steele, Melissa Melvin-Rodriguez, Deanne Fitzmaurice, Steph Chambers, Jose Carlos Fajardo, Elizabeth Cheng Krist, Alyssa Schukar, Katie Orlinsky, Ron Tarver, Samantha Appleton, Michael Robinson Chavez, Laylah Amatullah Barrayn, Carl-Pillipe Juste, Sue Morrow, Brian Palmer, Shaminder Dulai, Julie Winokur, Jasmine Goldband, Avi Gupta, Deb Pang Davis dhe Brett Roegiers
Fotoreporterët e AA kanë fituar çmime POY katër herë në vitet e mëparshme. Në këtë garë janë shpërblyer fotoreporteri në Egjipt Mosaab Elshamy në vitin 2014, fotoreporteri Sebastian Castenada në Peru në vitin 2015, fotoreporteri Mustafa Hassona në Gaza në vitin 2016 dhe fotoreporterja Elif Öztürk në Stamboll në vitin 2020.