Barış Gündoğan
10 Tetor 2019•Përditësim: 11 Tetor 2019
Anadolu Agency (AA) ka publikuar në tre gjuhë librin "Turqia nga Qielli" me fotografi të fotoreporterëve të AA-së të shkrepura me dron nga e gjithë Turqia.
Libri "Turqia nga Qielli", i cili është produkti i një studimi afatgjatë, është publikuar për lexuesit në gjuhën turke, angleze dhe arabe.
Kjo arkivë unike e përbërë me perspektivën e fotoreporterëve me përvojë të AA-së, e cila po i afrohet aventurës një shekullore të gazetarisë, transformon në një shfaqe vizuale shumë elementë duke nisur nga pllajat e Detit të Zi deri tek trashëgimia kulturore dhe historitë humane të qyteteve të vjetra të Anadollit.
Libri sjell sëbashku pamje nga natyra, historia, katër stinët, tokat pjellore, qytetet dhe arkitektura e Turqisë, si dhe mbart edhe cilësinë e një vepre arti edhe për koleksionistët dhe udhëtarët modernë.
"Tenkonologjitë e komunikimit sjellin ndryshim në natyrën e procesit për mbledhjen dhe publikimin e lajmeve"
Şenol Kazancı, drejtori i Përgjithshëm dhe kryetar i bordit drejtues të AA-së, i cili ka shkruar parathënien e librit, ka tërhequr vëmendjen se tenkonologjitë e komunikimit, që kanë shkaktuar një transformim në media, në të njëjtën kohë sjellin një ndryshim edhe në natyrën e procesit për mbledhjen dhe publikimin e lajmeve, si dhe për profesionin e gazetarisë.
"AA e cila ndjek zhvillimet e fundit teknike po përpiqet të vlerësojë mundësitë që ofrojnë këto zhvillime lidhur me të menduarit global dhe përdorimin e teknologjive të reja të komunikimit" theksoi Kazancı, duke shtuar se në fushën vizuale kohët e fundit kanë filluar të përdoren më shumë fotografitë e shkrepura nga mjetet ajrore pa pilot (dronë) nga pikat të cilat janë të pa-arritshme në kushtet normale.
Kazancı tha se këto taktika të reja që ofrojnë këndvështrime të reja mundësojnë fotografi nga perspektiva dhe hije të cilat nuk mund të shikohen në kushte normale.
"Ashtu si në shumë fusha të tjera, AA si pioner në këtë fushë duke pajisur fotoreporterët me dronë ka realizuar korniza mbresëlënëse nga vendi ynë. Libri i fotografive 'Turqia nga Qielli' që AA ka përgatitur me fotografi të shkrepura nga e gjithë Turqia nëpërmjet teknikave të reja, na bashkon me një këndvështrim të ri me pamjet që nuk jemi mësuar t'i shikojmë deri tani, me natyrën unike dhe me veprat e bëra nga dora e njeriut", u shpreh Kazancı.
AA e cila po i afrohet aventurës një shekullore të gazetarisë, vazhdon të jetë pioner edhe në përfitimin nga teknologjitë e reja, por edhe në çështjen e sektorit të shtypit për përmisimin e gazetarëve të të ardhmes. Uroj që ky libër i përgatitur nga kolegët që i kanë kushtuar jetën kësaj pune të ofrojë kontribut në prezantimin e Turqisë. Shpreh falënderimet për të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë libër", shtoi Kazancı.