Turqia

"4.000 kilometra katrorë janë pastruar nga terroristët në Sirinë veriore"

"Një zonë prej më shumë se 4.000 kilometër katrorë është pastruar nga terroristët (në veri të Sirisë)", tha Oktay

Emin Avundukluoğlu  | 09.12.2019 - Përdıtësım : 10.12.2019
"4.000 kilometra katrorë janë pastruar nga terroristët në Sirinë veriore" ( Evrim Aydın - Anadolu Agency )

Ankara

Me Operacionin "Burimi i Paqes", Turqia synoi të ruajë integritetin territorial të Sirisë, tha nënpresidenti turk, Fuat Oktay, raporton Anadolu Agency (AA).

"Një zonë prej më shumë se 4.000 kilometër katrorë është pastruar nga terroristët (në veri të Sirisë)", tha Oktay para deputetëve gjatë fjalimit të tij për buxhetin e vitit 2020 në Parlamentin e Turqisë.

Me Operacionin "Burimi i Paqes", Turqia gjithashtu synon të zvogëlojë shqetësimet e saj për sigurinë, theksoi Oktay.

Ai shtoi se Turqia me operacionin gjithashtu synon të ruajë integritetin territorial të Sirisë. "Lufta e Turqisë kundër terrorizmit në Operacionin Burimi i Paqes në rajon do të vazhdojë deri në heqjen e plotë të terrorit nga zona", tha Oktay.

Turqia më 9 tetor nisi operacionin "Burimi i Paqes" për të eliminuar terroristët e YPG/PKK-së nga veriu i Sirisë në lindje të lumit Eufrat me qëllim të sigurimit të kufijve të saj, kthimit të sigurt të refugjatëve sirianë dhe sigurimit të integritetit territorial të Sirisë.

Sipas dy marrëveshjeve të ndara me SHBA-në dhe Rusinë, Turqia ndaloi operacionin për të lejuar tërheqjen e terroristëve të YPG/PKK-së nga zona e planifikuar e sigurt në veri të Sirisë.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e gati 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e PKK-së.

“OKB, BE dhe NATO nuk kanë përmbushur përgjegjësitë e tyre për Turqinë”

Oktay rikujtoi se anijet e shpimit të Turqisë, "Fatih" dhe "Yavuz", kanë vazhduar aktivitetet e tyre të shpimit në Mesdheun Lindor.

"Ne do të vazhdojmë të ndjekim një strategji aktive në kërkimet e naftës dhe gazit natyror, ndërsa jemi në procesin e shpimit të pesë puseve të tjerë me anijet tona kombëtare në Mesdheun Lindor", tha Oktay.

Ai shtoi: "Turqia nuk do të bëjë lëshime për të drejtat e saj as në Qipro, as në Egje apo në Mesdheun Lindor".

Oktay theksoi se OKB, BE dhe NATO nuk kanë përmbushur përgjegjësitë e tyre për Turqinë, ndërsa Turqia është prekur nga disa shqetësime në rajon.

Turqia, si një komb garantues për Republikën Turke të Qipros Veriore (TRNC), aktualisht po kryen veprimtari kërkimi për hidrokarbure në Mesdheun Lindor me dy anije shpimi, "Fatih" dhe "Yavuz", së bashku me anijet sizmike "Oruc Reis" dhe "Barbaros Hayrettin Pasa" në të njëjtin rajon.

Turqia ka kundërshtuar në mënyrë të vazhdueshme shpimin e njëanshëm të administratës greke qipriote në Mesdheun Lindor, duke pohuar se TRNC gjithashtu ka të drejtat e saj për burimet në zonë.

Ishulli është ndarë në qeverinë qipriote turke në administratën e shtrirë në një të tretën e ishullit dhe atë greke qipriote në jug që pas grusht shtetit ushtarak të vitit 1974 që synonte aneksimin e Qipros nga Greqia.

Ndërhyrja e Turqisë si një fuqi garantuese në vitin 1974 kishte ndaluar përndjekjen dhe dhunën disavjeçare kundër turqve qipriot nga ultra-nacionalistët qipriot grekë.

TRNC u themelua në vitin 1983. 




Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.