Mustafa Yıldırım
05 maj 2018•Përditësim: 06 maj 2018
IZMIR (AA) – Autoritetet e Turqisë, kanë deportuar nga qyteti i Izmirit 324 migrantë afganë, për të cilët paraprakisht në qendrën për kthimin e të huajve, Harmandali, ka përfunduar përpunimi i të dhënave, raporton Anadolu Agency (AA).
Bëhet fjalë për 324 shtetas afganë, të cilat kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin e Turqisë, ku dhe janë kapur nga forcat e sigurisë.
Në qendrën e Kthimit në Harmandali, ka përfunduar përpunimi i të dhënave të tyre, dhe tashmë ata u transferuan në aeroportin Adnan Menderes në Izmir me 10 autobusë.
Gjatë transferimit të tyre në aeroport, ishin marrë masa të rrepta sigurie.