Amina Zorniç
17 Janar 2016•Përditësim: 18 Janar 2016
NEW YORK (AA) - Një ekip i hulumtuesve nga Universiteti Columbia Marie-Pierre St-Onge, në New York, pohojnë se cilësia e ushqimit dhe cilësia e gjumit kanë një lidhje të ngushtë, raporton Anadolu Agency (AA).
Hulumtimet kanë treguar se njerëzit të cilët para gjumit konsumojnë sanduiç apo biskota përballen me probleme me gjumin. Ushqimi i ëmbël sipas një studimi, në mënyrë të konsiderueshme prish gjumin dhe kushtëzon organizmin që edhe ditën e ardhshme të konsumojë ushqim me përmbajtje të ngjashme.
"Konsumimi më i lartë i sheqerit është dëshmuar të jetë i dëmshëm sepse paraqet probleme për të fjetur” theksojnë nga universiteti.