Fatih Erel
28 Janar 2016•Përditësim: 29 Janar 2016
GJENEVË (AA) - Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), parashikon që brenda 1 viti në kontinentin Amerikan 3-4 milionë njerëz do të preken nga virusi Zika për të cilin mendohet se shkakton defekte në lindje, raporton Anadolu Agency (AA).
Në Qendrën e Përgjithshme të OBSH-së u organizua një konferencë për mediat. Zyrtari i OBSH-së, Dr. Sylvian Aldighieri njoftoi se parashikojnë që brenda 12 muaj të ardhshëm në kontinentin Amerikan 3-4 milionë njerëz do të preken nga virusi Zika.
Drejtoresha e Përgjithshme e OBSH-së, Margaret Chan, duke theksuar se për shkak të virusit Zika më 1 shkurt do të mbahet një takim i jashtëzakonshëm u shpreh se: ''Virusi Zika vazhdon të përhapet në kontinentin e Amerikës. Që sot, në 23 vende dhe rajone janë identifikuar raste. Niveli i alarmit është i lartë. Niveli i shqetësimit i lartë sa niveli i paqartësisë''.
Njoftohet se specia mushkonjë Aedes e cila mbanë virusin Zika dhe për herë të parë është parë në Brazil në muajin maj të vitit 2015, tani përveç se në Kili dhe Kanada konstatohet në gjithë vendet e kontinentit të Amerikës. Rasti ''mikrocefali (kokë të vogël)'' që është çrregullim neuro-zhvillimor zakonisht në vit u konstatonte në 200 foshnje, por që nga muaji tetor kur virusi filloi të përhapet ky numër u rrit pothuajse në 4 mijë.
Sëmundja të cilës simptomat janë temperaturë, skuqja e syve, të vjella, dhimbje në kokë, muskujt dhe nyje, nuk ka një trajtim specifik dhe vaksinim parandalues. Organizata Botërore e Shëndetësisë kishte njoftuar se virusi Zika është përhpaur në Afrikën Tropikale, Azinë Juglindore, Ishujt Paqësor, në Amerikën Qendrore dhe Jugore dhe kishte paralajmëruar se vazhdon të përhapet.