Muhammet İkbal Arslan
02 Shtator 2023•Përditësim: 03 Shtator 2023
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se në krahasim me muajin e kaluar, në gusht është shënuar rritje e rasteve me COVID-19 dhe se në mbarë botën janë raportuar mbi 1.4 milion raste, transmeton Anadolu.
OBSH-ja publikoi raportin e saj të përditësuar epidemiologjik. Sipas kësaj, në periudhën 31 korrik-27 gusht, janë raportuar mbi 1.4 milion raste të reja me COVID-19 dhe mbi 1.800 vdekje me burim COVID-19.
Në krahasim me periudhat e mëparshme 28 ditore, është shënuar rritje me 38 për qind në normën e rasteve dhe 50 për qind rënie në normën e vdekjeve. Rastet e raportuara nuk pasqyrojnë saktë shkallën e infeksionit për shkak të rënies së testimeve dhe raportimeve në nivel global.
Sipas të dhënave të OBSH-së, në të gjithë botën janë raportuar mbi 770 milionë raste dhe 6.956.000 vdekje me burim të COVID-19.