Adam Abu-bashal
19 Shtator 2023•Përditësim: 20 Shtator 2023
Raportohet se numri i rasteve me epideminë e difterisë në Nigeri të Afrikës Perëndimore ka shkuar në 7 mijë, transmeton Anadolu.
Në deklaratën e organizatës Mjekët pa Kufij (MSF) thuhet se në provincat Bauchi, Borno dhe Kano të Nigerisë janë zbuluar 6.838 raste të difterisë. Në Nigeri në muajin gusht janë regjistruar rreth 4 mijë raste dhe se raste të tjera të dyshimta janë nën vëzhgim në të gjithë vendin.
Mjeku i projektit të urgjencës së MSF-së, Hashim Omar tha se MSF ekzaminoi më shumë se 700 persona të dyshuar me difteri në dy qendra të trajtimit në shtetin Kano dhe pranoi më shumë se 280 pacientë mesatarisht në javë. Ai theksoi se gratë dhe fëmijët nën 5-vjeç janë grupi më i prekshëm ndaj sëmundjes ndërsa numri më i madh i rasteve u zbuluan në provincën Kano.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) konfirmoi se ka patur valë të dytë të difterisë në Nigeri për shkak të rritjes së rasteve. Difteria, e njohur edhe si ethet e hundës, ndodh kur mikroorganizmi i quajtur "corynebacterium diphtheriae" vendoset në fyt, hundë, sy dhe lëkurë. Sëmundja ngjitëse mund të çojë në vdekje.