Shëndetësi

Ndotja e ajrit dëmton sa një pako cigaresh në ditë

Në hulumtimin rezultatet e së cilës u publikuan në revistën "JAMA Journal" të Unionit të Mjekëve të SHBA, është theksuar se ndotja e ajrit dëmton sa një pako cigaresh

Emre Aytekin  | 19.08.2019 - Përdıtësım : 20.08.2019
Ndotja e ajrit dëmton sa një pako cigaresh në ditë

Ankara

Shkencëtarët paralajmëruan se ekspozimi i vazhdueshëm ndaj ndotjes së ajrit është i barabartë me pirjen e një pako cigaresh në ditë në aspektin e rrezikut të sëmurjes nga mushkëritë dhe pjesës së poshtme të frymëmarrjes, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në hulumtimin rezultatet e së cilës u publikuan në revistën "JAMA Journal" të Unionit të Mjekëve të SHBA, është theksuar se ndotja e ajrit dëmton sa një pako cigaresh.

Shkencëtarët në kuadër të hulumtimit kanë vëzhguar gjatë 10 viteve mbi 7.000 të rritur të shëndetshëm të moshës prej 45 deri në 84 që jetojnë në qytetet New York, Los Angeles, Chicago, Baltimore, St. Paul dhe Winston-Salem. Sipas hulumtimit rreziku për emfizemë tekj personat që jetojnë në metropolet e lartëpërmendur ku përqindja e ndotjes së ajrit është e lartë, është e barabartë me ato që jetojnë në vende ku nuk ka ndotje të ajrit dhe pijnë një pako cigare në ditë.

"Vërrejtëm se ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit rrit dukshëm rrezikun e infektimit nga emfizema. Kjo, është e barabrtë me pirjen e një pako cigareve në ditë dhe dëmton trupin sa 3 vite shtesë plakje", tha Dr. Graham Barr lideri i grupit hulumtues nga Universiteti Columbia.

"Pirja e cigares është shkaku më i rëndësishëm për emfizemë", u shpreh një hulumtues tjetër nga Universiteti Washington, Dr. Joel Kaufman.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın