Shëndetësi

Hulumtim, temperatura e trupit të njeriut po vjen në zbritje

Sipas rezultateve të arritura, temperatura e trupit tek meshkujt që kanë lindur në shekullin 21 me ata që kanë lindur në shekullin e 19-të është më e ulët për 0,6 gradë ndërsa tek gratë kjo shifër është 0,03 gradë

Büşra Selvi Öğütcen  | 13.01.2020 - Përdıtësım : 14.01.2020
Hulumtim, temperatura e trupit të njeriut po vjen në zbritje

Ankara

Një hulumtim i bërë nga shkencëtarët në Fakultetin Mjekësisë së Universitetit Stanford ka zbuluar se temperatura mesatare e trupit të njeriut ka shënuar zbritje në dy shekujt e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në hulumtimin e realizuar në SHBA janë vlerësuar temperaturat e trupit të 677.423 personave.

Së pari, janë analizuar temperaturat e trupave të veteranëve të Luftës së Brendshme Amerikane mes viteve 1862 deri në 1930, pastaj të atyre që kanë marrë pjesë në Anketën Kombëtare të Ekzaminimit të Shëndetit dhe Ushqyerjes të SHBA-ve mes viteve 1971 dhe 1975, si dhe së fundmi të atyre që kanë arritur deri tek Shërbimet Mjekësore të Stanford mes viteve 2007 dhe 2017.

Sipas rezultateve të arritura, temperatura e trupit tek meshkujt që kanë lindur në shekullin 21 me ata që kanë lindur në shekullin e 19-të është më e ulët për 0,6 gradë ndërsa tek gratë kjo shifër është 0,03 gradë.

Kryesuesja e hulumtimit në Stanford, prof. Julie Parsonnet është përpjekur të zbulojë shkakun e këtij ndryshimi.

Ajo tërhoqi vëmendjen se përveç ndryshimit fiziologjik, janë ndryshuar edhe temperatura e shtëpive, kontakti me mikro-organizmat si dhe rrethi ku jetohet, përfshirë edhe konsumin e ushqimeve.

Mjeku gjerman, Carl Reinholg August Wunderlich ka evidentuar se temperatura mesatare trupore në vitin 1851 ishte 37 gradë, pas së cilës kjo temperaturë është marrë si tregues bazë.

Rezultatet e hulumtimit janë publikuar në revistën "eLife".

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın