Adam Abu-bashal
12 tetor 2021•Përditësim: 12 tetor 2021
Afërsisht 52 persona infektohen me Virusin e Imunodeficiencës Njerëzore (HIV) çdo ditë në Ganë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Drejtori i Komisionit të AIDS-it në Gana, Dr. Kyeremeh Atuahene, në një deklaratë tha se numri i njerëzve me HIV në vend vazhdon të rritet.
Atuahene theksoi se afërsisht 52 njerëz në vend preken me HIV çdo ditë, duke shtuar se vitin e kaluar 346.120 njerëz në gjithë vendin rezultuan pozitivë në HIV.
Duke deklaruar se shumica e njerëzve në këtë shtet kanë frikë të testohen për HIV/AIDS, Atuahene theksoi se për këtë arsye, më shumë se 142.000 njerëz në vend nuk e dinë që e kanë virusin HIV.
Atuahene nënvizoi se një në çdo pesë raste të HIV-it janë zakonisht të rinjtë e moshës 15-24 vjeç.
"Prindërit duhet t'i mësojnë fëmijët e tyre se çfarë të bëjnë në këtë moshë", tha Atuahene.