Aliia Raimbekova
17 prill 2020•Përditësim: 17 prill 2020
Kapsula Soyuz MS-15 pas një misioni gjashtë mujorë në Stacionin Ndërkombëtarë Hapësinor (ISS), me sukses është kthyer në Tokë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Momentet e aterimit u transmetuan drejtpërdrejt në faqen e internetit të Agjencisë Federale Ruse të Hapësirës (ROSCOSMOS).
Kapsula në të cilën ndodheshin kosmonauti Oleg Skripochka dhe astronautët e Agjencisë Hapësinore Amerikane (NASA) Jessica Meir dhe Andrew Morgan në orën 11:16 sipas kohës lokale ateroi pranë qytetit Jezkazgan të Kazakistanit.
Stafi i misionit iu nënshtrua ekzaminimit mjekësor ndërsa me qëllim të mbrojtjes vendosën maska dhe iu përmbajtën rekomandimeve të ruajtjes së distancës.
ROSCOSMOS tha se anëtarët e bordit ndjehen mirë.
Në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor ndodhen kosmonautët rus Anatoli Ivanishin dhe Ivan Vagner si dhe astronauti i NASA-s, Christopher Cassidy.