Riyaz Khaliq Khaliq
20 gusht 2021•Përditësim: 24 gusht 2021
Dy astronautë kinezë bënë ecjen e dytë hapësinore sot, njoftoi agjencia hapësinore e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Astronautët Nie Haisheng dhe Liu Boming u larguan nga stacioni i tyre hapësinor Tianhe rreth orës 10:12 të mëngjesit sipas kohës lokale, tha Agjencia Kineze e Hapësirës (CMSA) në një deklaratë.
Kjo ishte hera e dytë në dy muajt e fundit që astronautët kinezë kanë zhvilluar aktivitete jashtë automjetit hapësinor.
Astronauti i tretë, Tang Hongbo, mbështeti ekipin nga brenda stacionit hapësinor gjatë detyrës gjashtë-orëshe, thuhej në deklaratë.
“Astronautët përfunduan instalimin e kontrollit të këmbëve dhe platformës së punës jashtë automjetit hapësinor në krahun mekanik. Ata do të vazhdojnë të punojnë së bashku për të instaluar pajisje të tjera relevante jashtë automjetit hapësinor me ndihmën e krahut mekanik", tha CMSA.
Tre astronautët kanë qenë në hapësirë që nga qershori dhe do të kthehen në Tokë nga mesi i shtatorit.
Ecja e parë në hapësirë e ekuipazhit u bë nga Liu dhe Tang më 4 korrik.