Samsung zbulon risitë, Galaxy S8 do t'u ofrojë klientëve 'asistent virtual'
Njoftimet e reja nga gjiganti koreano-jugor vijnë jo larg pas 'goditjes ekonomike' që e përjetoi nga Galaksy Note 7, i cili u tërhoq nga shitja nga mesi i vitit për shkak të defektit në bateri

Seul
SEUL (AA) - Samsung Electronics, kompania shumëkombëshe e Koresë së Jugut me seli në Seul pohon se modeli i saj i ri smartphone Samsung Galaxy S8 do t'u ofrojë përdoruesve asistent virtual, raporton Anadolu Agency (AA).
Njoftimet e reja nga gjiganti koreano-jugor vijnë jo larg pas 'goditjes ekonomike' që e përjetoi nga Galaksy Note 7, i cili u tërhoq nga shitja nga mesi i vitit për shkak të defektit në bateri e cila shkakton zjarr.
Në vazhdën e njoftimit për modelin e ri, i cili ka për detyrë të "hedh në harresë përvojën e keqe të Note 7", nga Samsung pretendojnë se telefoni i ri celular do t'u mundësojë përdoruesve që të porosisin ushqime dhe gjëra të ngjashme, pa përdorur aplikacione, por vetëm me ndihmën e "asistentit virtual".