Shkencë dhe Teknologji

Koreja e Jugut fillon misionin e hulumtimit në Hënë

“Korea Pathfinder Lunar Orbiter” (KPLO), i njohur edhe si “Danuri” nga raketa Falcon 9 e kompanisë amerikane SpaceX, është nisur nga Cape Carnival, në shtetin amerikan të Floridës

Şeyma Uzundere  | 05.08.2022 - Përdıtësım : 07.08.2022
Koreja e Jugut fillon misionin e hulumtimit në Hënë

Ankara

Koreja e Jugut ka lançuar anijen e parë kozmike në hapësirë ndërsa kontakti është realizuar pas 90 minutash, raporton Anadolu Agency (AA).

“Korea Pathfinder Lunar Orbiter” (KPLO), i njohur edhe si “Danuri” nga raketa Falcon 9 e kompanisë amerikane SpaceX, është nisur nga Cape Carnival, në shtetin amerikan të Floridës.

Rreth 180 milionë dollarë u shpenzuan për anijen kozmike, e cila u zhvillua nga Instituti korean për aviacion dhe hulumtime të hapësirës.

Anija kozmike bëri kontaktin e parë me stacionin në Canberra, Australi, rreth 90 minuta pasi u nis nga Cape Carnival, njoftoi agjencia e lajmeve Yonhap, duke cituar një deklaratë nga Ministria e Shkencës, Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.

Lançimi u planifikua për të mërkurën, por u prolongua për shkak të disa vështirësive të caktuara.

Danur është misioni i parë hapësinor i Koresë së Jugut jashtë orbitës tokësore.

Koreja e Jugut raketën hapësinore të prodhimit vendor e lançoi në qershor, pas tentimit të pasuksesshëm në tetor vitin e kaluar.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın