Apple prezanton smartfonin iPhone 7
Çmimi i telefonit iPhone 7 me kapacitet memorie 32 GB do të jetë 649 dollarë, iPhone 7 Plus me kapacitet memorie 32 GB do të jetë 769 dollarë

New York
NEW YORK (AA) - Gjigandi i teknologjisë Apple ka prezantuar modelet e reja të smartfonëve iPhone 7, iPhone 7 Plus, Apple Watch-in e ri dhe produktet të tjera, raporton Anadolu Agency (AA).
Në prezantimin e kryer në qendrën e kompanisë Apple në San Francisco iPhone 7 vjen me një kamera primare 12 megapixel dhe me një kamerë sekondare 7 megapixel, ndërsa në modelin e iPhone 7 Plus në kamerën primare vjen me karakteristikën me kënd të gjerë dhe telefoto ku përdoruesit mund të kryejnë zoom 2x optik dhe 10x dixhital zoom.
Në prezantim u dha informacioni se telefoni iPhone 7 ka një ekran 4,7 inç (11,9 cm) me një rezolucion të ekranit 1334x750, ndërsa iPhone 7 Plus me një ekran 5,5 inch (14 cm) me një rezolucion të ekranit 1920x1080 si dhe i papërshkrueshëm nga uji.
Ndërsa modelet e telefonit mund të përzgjidhen në ngjyrat të zi, gri metalike, e verdhë ngjyrë floriri, e kuqe floriri si dhe ngjyra e emëruar "jet black".
Gjithashtu u informua se në telefonat e rinj që kanë një strukturë prej alumini nuk do të kenë hyrje të kufjeve ashtu si në modelet e vjetra, ku bashkë me telefonin do të ofrohet edhe kufje me lidhje kabllore të emëruar "AirPods" të cilët u theksua se në sajë të çipeve që posedojnë do të ofrojnë komunikim dhe produktivitet më të mirë nëpërmjet teknologjisë Bluetooth.
Modelet e telefonit iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus do të posedojnë altoparlantë stereo, dhe se për ata që dëshirojnë të përdorin kufjet me lidhje kabllore do të mund të lidhen me modelet e rinj në sajë të një adaptori.
Ndër të tjera në prezantim u njoftua se iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus në sajë të çipit të ri A10 do të kenë një shpejtësi dy herë më të lartë në krahasim me telefonat e modelit të vjetër iPhone 6, karta grafike do të jetë 3 herë më e shpejtë, karakteristikë "3D Touch", bateria me jetë më të gjatë në krahasim me telefonat e mëparshëm iPhone si dhe me një kapacitet 32 GB, 128 GB me 256 GB.
Gjithashtu një risi e re ka ardhur edhe me prezantimin e modeleve të reja të orës Apple Watch e cila u prezantua me cilësitë për rezistencën në ujë me thellësinë deri në 50 metra, dhe në krahasim me modelin e vjetër është 50 herë më e shpejtë si dhe e mbështjellë me qeramikë.
Kompania gjithashtu ka njoftuar se është kryer edhe një marrëveshje me markën e veshjeve sportive Nike si dhe lançimi në treg i modelit të veçantë të Apple Watch i cili është emëruar Nike+.
Ndërsa është bërë e ditur se çmimi i telefonit iPhone 7 me kapacitet memorie 32 GB do të jetë 649 dollarë, iPhone 7 Plus me kapacitet memorie 32 GB do të jetë 769 dollarë, ndërsa kufjet AirPods 159 dollarë si dhe modelet e reja Apple Watch dhe Nike+ me nga 369 dollarë.
Konsumatorët amerikanë që do të dëshirojnë të marrin telefonin e ri Apple do të duhet të japin paraporositë më 9 shtator. Ndërsa telefonat do të paraqiten në treg më 16 shtator.Gjithashtu edhe ora Apple Watch do të mund të blihet pas 16 shtatorit, ndërsa modeli Nike+ në muajin tetor.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.