Zgjedhje lokale në 11 komuna në Mal të Zi
Zgjedhjet mbahen në Podgoricë, Golubovc, Tivar, Savnik, Zabljak, Pljevlja, Plavë, Rozaje, Kolasin, Bijelo Polje dhe Danilovgrad. Të drejtë vote në zgjedhjet e sotme në 11 komuna kanë 306.722 qytetarëAdel Omeragic
27 maj 2018•Përditësim: 28 maj 2018
PODGORICË (AA) – Në gjithsej dhjetë komuna të pavarura dhe një komunë të qytetit në Mal të Zi mbahen zgjedhje lokale, ku qytetarët do të zgjedhin autoritetet e tyre lokale, raporton Anadolu Agency (AA).
Zgjedhjet mbahen në Podgoricë, Golubovc, Tivar, Savnik, Zabljak, Pljevlja, Plavë, Rozaje, Kolasin, Bijelo Polje dhe Danilovgrad. Të drejtë vote në zgjedhjet e sotme në 11 komuna kanë 306.722 qytetarë.
Në zgjedhjet në Podgoricë marrin pjesë koalicioni i tubuar rreth Partisë Demokratike Socialiste (PDS) ku merr pjesë edhe Unioni Demokratik Shqiptar.