Politikë

"Zaev do të drejtojë veprimet e Qeverisë nga fusha e financave"

Hoxha tha se kryeministri Zaev do të drejtojë veprimet e Qeverisë nga fusha e financave, ndërsa zv/ministrja Elezi do t'i merr të gjitha autorizimet dhe përgjegjësitë në udhëheqjen e Ministrisë së Financave

Abdula Berisha  | 05.07.2019 - Përdıtësım : 06.07.2019
"Zaev do të drejtojë veprimet e Qeverisë nga fusha e financave" Foto: Abdula Berisha/AA

Shkup

Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Muhamet Hoxha, në konferencën e rregullt për media sqaroi vendimet e marra në mbledhjen e 142-të të Qeverisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Hoxha tha se njëra nga pikat për të cilat u diskutua, ishin edhe kompetencat në Ministrinë e Financave të Maqedonisë së Veriut. Kjo ministri mbeti pa udhëheqës pasi Kuvendi, në bazë të propozimit të kryeministrit Zoran Zaev, shkarkoi ish ministrin Dragan Tevdovski.

Propozimi i kryeministrit Zaev ishte që ai njëkoësisht të udhëheqë edhe me Ministrinë e Financave, por për këtë mori mendim negativ nga Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit, si dhe u përball me kundërshtime nga opozita. Si pasojë, kryeministri tërhoqi propozimin e tij.

Hoxha bëri të ditur se anëtarët e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut solli dy konkluzione në këtë drejtim.

"Njëri nga konkluzionet është se kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut i drejton veprimet e Qeverisë nga fusha e financave dhe politikës financiare, dhe realizimin e përcaktimeve të programit të Qeverisë", tha Hoxha, duke shtuar se konkluzioni i dytë është se zv/ministrja e Financave, Shirete Elezi, do t'i merr të gjitha autorizimet dhe përgjegjësitë në udhëheqjen e Ministrisë së Financave.

Zëdhënësi i qeverisë po ashtu njoftoi se janë miratuar propozim-ligjet për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë për hapjen e kalimit të ri kufitar ndërmjet dy vendeve, që rrjedh nga Marrëveshja e Prespës.

Në mbledhjen e 142-të, po ashtu është vendosur që ministri për Sistem politik dhe raporte ndërmjet komuniteteve, Sadulla Duraku, të emërohet edhe si zv/kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.