Politikë

Vuçiç: Nuk më intereson të flas me udhëheqësit e opozitës

Vuçiç vlerësoi se mbështetja më e madhe për protestat në Beograd arrin nga mediat në Zagreb, Sarajevë dhe Prishtinë dhe nevojitet që njerëzit të mendojnë pse kjo është kështu

Bojana Stojanovic  | 13.02.2019 - Përdıtësım : 14.02.2019
Vuçiç: Nuk më intereson të flas me udhëheqësit e opozitës

Beograd

BEOGRAD (AA) - Nuk jam i interesuar të flas me udhëheqësit e opozitës, ndërkohë që unë jam gjithmonë i hapur për dialog me qytetarët, deklaroi sot presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke komentuar protestat kundër autoriteteve në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Mua kjo nuk më intereson. Unë me ata nuk do të takohem. Për popullin dhe për qytetarët jam gjithmonë i hapur. E sa i përket këtyre hajdutëve jo. Pse nuk janë në burg, kjo është një pyetje e vështirë sepse ata kanë vendosur të gjithë sistemin e drejtësisë. Çfarë të flas me dikë që flet se unë cenoj integritetin territorial ndërsa në kohën e tyre Kosova shpalli pavarësinë dhe Mali i Zi u largua nga Jugosllavia”, tha ai për televizionin Pink.

Vuçiç vlerëson se mbështetja më e madhe për protestat në Beograd arrin nga mediat në Zagreb, Sarajevë dhe Prishtinë dhe nevojitet që njerëzit të mendojnë pse kjo është kështu.

“Çfarë mendoni, pse Zagrebi gëzohet me rënien e Aleksandar Vuçiçit? Pse unë jam problem për ta? U pengon se Serbia është e fuqishme. Kam dëgjuar nga Sarajeva disa vërejtje ndaj faktit se Serbia po armatoset. A dëshironi të na ndaloni?”, pyeti ai.

Siç theksoi, mediat kosovare e bënë lajm kryesor protestat në Graçanicë, ku morën pjesë "19 njerëz, nga të cilët 12 janë në të vërtetë nga Graçanica, ku jetojnë 18.000 banorë".

Vuçiç foli edhe për pagat në Serbi, duke njoftuar se paga mesatare do të rritet në 500 euro deri në fund të vitit, ndërsa gjithashtu tha se Serbia kryeson midis vendeve të rajonit në garën për hapjen e një fabrike të madhe, duke mos specifikuar fabrikën.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın