Ali Atmaca
15 Nëntor 2015•Përditësim: 15 Nëntor 2015
ANTALIA (AA) - Presidenti rus, Vladimir Putin, ka mbëritur në Antalia të Turqisë ku do të marrë pjesë në samitin e liderëve të G20, raporton Anadolu Agency.
Presidenti rus, Putin, në aeroportin e Antalia-s u prit nga ministri i Ekonomisë së Turqisë, Nihat Zeybekci, guvernatori i Antalia-s, Muammer Türker, dhe nga kryetari i Bashkisë së Antalia-s, Menderes Türel.
Dy fëmijë në veshje kombëtare gjatë ceremonisë së pritjes, presidentit rus Putin i dhuruan lule.
Putin gjatë ditës së sotme pritet të zhvillojë një takim edhe me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.