Selen Temizer
30 Nëntor 2015•Përditësim: 30 Nëntor 2015
ANKARA (AA) - Rusia vazhdon të sulmoje zonat e banuara të cilat janë nën kontrollin e opozitarëve të moderuar në qytetin e Idlibit edhe pse dha fjalën që do ti japë fund sulmeve ndaj tyre, raporton Anadolu Agency (AA).
Putin pas takimit të tij me Presidentin e Francës Hollande më 27 nëntor deklaroi se do të ngrejë një rrjet komunikimi për të mësuar vendodhjen e opozitarëve të moderuar dhe se forcat ajorore ruse nuk do të bombardojnë këto rajone. Por që nga dita kur u realizua ky takim dhe deri më sot forcat ajore ruse kanë goditur vendbanime të kontrolluara nga opozitarët e moderuar në Idlip.
Ditën e djeshme forcat e regjimit të Asad në bashkëpunim me forcat ajrore ruse kanë bombarduar disa rajone të Idlibit të cilat janë në zonën kufitare të Turqisë. Në Sarakib të Idlibit si pasojë e bombardimeve 40 civilë humbën jetën dhe në një sulm ajorë një furrë buke u dëmtua rëndë.
Më 27 nëntor në një sulm ajrorë të avionëve rus ndaj një autkolone ndihmash në Azez 7 persona humbën jetën dhe 10 të tjerë u plagosën. Nga ky sulm 20 kamionë u shkatërruan plotësisht.
Në sulmet "në kuadër të luftës kundër terrorizmit" të cilat nisën më 30 shtatorë forcat ajrore ruse kanë sulmuar më shumë opozitën e moderuar se sa organizatën tërroriste DAESH
Ushtria e regjimit dhe forcat ajrore ruse veçanërisht 3 javët e fundit kanë ndërmarrë një ofensivë kundër rajonit të Bajırbuxhak, ku jetojnë në shumicë turkmenët. Rusia e cila ndihmon ushtrinë e regjimit në këtë ofensivë ka përdorur edhe rraketa të lëshuara nga anijet ushtarake të vendosura në detin Mesdhe.