Dzihat Aliju
18 Shkurt 2016•Përditësim: 18 Shkurt 2016
SHKUP (AA) - Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka dënuar sulmin terrorist që u ndërmor në kryeqytetin e Turqisë, në Ankara, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nëpërmjet një postimi në profilin zyrtar në rrjetin social Twitter, Jahjaga shprehet se: "Fuqimisht dënoj sulmin e shëmtuar terrorist në Ankara. Ngushëllimet më të thella për familjet e viktimave dhe popullin e Turqisë për jetët e humbura".
Kujtojmë se nga sulmi terrorit në Ankara, që ndodhi rreth orës 18:31 të së mërkurës humbën jetën 28 persona dhe 61 të tjerë mbetën të plagosur.