Zehra Nur Düz
14 Janar 2021•Përditësim: 14 Janar 2021
Qeveria e re e Jordanisë e kryesuar nga kryeministri Bishr Al-Khasawneh dje ka siguruar votëbesimin nga parlamenti, raporton Anadolu Agency (AA).
Në total 88 deputetë votuan në favor të qeverisë, ndërsa 38 votuan kundër saj.
Gjatë fjalës së tij para votimit, Al-Khasawneh tha se qeveria nuk do të bëjë kompromis mbi të drejtat e saj kushtetuese dhe do të marrë përgjegjësitë e saj.
Mbreti Abdullah II i Jordanisë më 7 tetor emëroi Al-Khasawneh për formimin e një qeverie të re, duke pasuar qeverinë e Omar Al-Razzaz.