Nazlı Yüzbaşıoğlu
05 Shtator 2016•Përditësim: 06 Shtator 2016
HANGZHOU (AA) – Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama dhe Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin kanë folur në lidhje me kërkimin e zgjidhjes dhe armëpushimin për luftën civile në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
Dy liderët janë takuar në qytetin Hangzhou të Kinës në të cilin gjenden me rastin e Samitit të Liderëve të G20-tës.
Obama dhe Putin fillimisht ishin kryesues në takimet mes delegacioneve, ndërsa më pas zhvilluan takim kokë më kokë i cili zgjati një orë e gjysmë, në të cilin u diskutua në lidhje Sirinë dhe Ukrainën.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov, njoftoi se Putin dhe Obama zhvilluan “një takim të mirë e më të gjatë se sa që ishte planifikuar” dhe se punimet vazhdojnë.
Ndërkaq, një zyrtar nga Shtëpia e Bardhë theksoi se liderët kanë vlerësuar përpjekjet për uljen e dhunës në Siri, sigurimin e ndihmave humanitare dhe luftën kundër organizatave terroriste Al Kaida, Al Nusra dhe DAESH. “Është shënuar progres gjatë takimeve, përfshirë këtu edhe takimin mes shefave të diplomacisë Kerry dhe Lavrov”, tha ai.