Emin Avundukluoğlu
23 maj 2016•Përditësim: 23 maj 2016
LEFKOSA (AA) – Ministria e Brendshme në Qipron Jugore ka njoftuar se partia e krahut të djathtë në pushtet, DISI, ka fituar zgjedhjet parlamentare në Qipron Jugore, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas rezultateve akoma jozyrtare të shpallura nga Ministria e Brendshme, partia DISI e drejtuar nga Averof Neophytou ka marrë 30.68 përqind të votave, që është për 3.7 për qind më pak nga zgjedhjet e vitit 2011.
Menjëherë pas tyre u radhit Partia Progresive Komuniste e Popullit (AKEL) me 25.67 përqind të votave ose 7.1 përqind më pak nga zgjedhjet e vitit 2011. Partia Demokratike (DIKO) është renditur e treta me 14.49 përqind të votave.