Fatjon Cuka
16 Mars 2016•Përditësim: 16 Mars 2016
TIRANË (AA) - Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, zhvilloi sot një takim me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Nga burimet zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë bëhet e ditur se Meta dhe Ahmeti gjatë takimit biseduan rreth bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës në nivel vendor si dhe mbi zhvillimet e fundit në rajon, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin zyrtar gjithashtu theksohet se Meta shprehu mbështetjen e tij për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe në nivel vendor, duke u ndalur tek rëndësia e forcimit të bashkëpunimit mes Bashkisë së Tiranës dhe Komunës së Prishtinës.
Në përfundim të këtij takimi, Meta, u shpreh se Shqipëria mbështet progresin social dhe ekonomik, si dhe forcimin e jetës institucionale e demokratike të Kosovës, duke nënvizuar rëndësinë e një klime sa më bashkëpunuese e konstruktive politike, sipas tij, në interes të mirëqenies së qytetarëve dhe të integrimit euro-atlantik të vendit.
Gjatë ditës së djeshme, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti u takua edhe me kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Kryetari i Bashkisë së kryeqytetit të shqipërisë u shpreh se në takimin me Ahmetin kanë folur për ngritjen e rrjetit të bashkive dhe komunave shqiptare në rajon